Sport

Rei Manaj 'bast' me veten kundër Xavit, kërkon të qëndrojë te Barcelona

Sulmuesi kuqezi kërkon të mos largohet nga klubi “blaugrana”. Manaj, kartoni i të cilit kushton 2.7 milionë, vë ‘bast’ me veten

27 Qershor 2022, 11:59 Nga DOSJA
Rei Manaj 'bast' me veten kundër Xavit, kërkon të
Sulmuesi shqiptar Rei Manaj, kur luante me Barcelona B

SPANJE - Rei Manaj nuk do të jetë më pjesë e Spezias. Klubi italian nuk e ka përdorur mundësinë për blerjen e kartonit të lojtarit, për shkak të rrogës së lartë që kërkohej nga sulmuesi shqiptar.

Manaj ishte dhënë në huazim nga Barcelona për sezonin e shkuar me të drejtën e blerjes së kartonit të tij për 2,7 milionë euro në fund të këtij sezoni. Por klubi italian ka vendosur që të mos ushtrojë të drejtën e blerjes së Manajt, duke lejuar kështu kthimin e tij në radhët e klubit katalanas.

Ndërkohë, “Mundo Deportivo” zbulon planin e lojtarit të Kombëtares. Sipas saj, Manaj nuk do të iki nga Barcelona dhe kërkon një shans në fazën përgatitore për të bindur Xavin në miqësoret që do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll