Sport

Sukses i ‘bilbilave’ shqiptar, UEFA “gradon” Enea Jorgjin, nuk harron as Erinda Kumen

Në dhjetor të vitit kaluar, gjyqtari elbasanas hyri në histori, si arbitri i parë shqiptar, që u bë pjesë e kategorisë së parë me një vendim të Komitetit Arbitrave të UEFA-s.

27 Qershor 2022, 12:40 Nga DOSJA

Sukses i ‘bilbilave’ shqiptar, UEFA “gradon” Enea

TIRANE - Të tjera lajme të mira vijnë nga UEFA për arbitrat shqiptarë që dëshmojnë rritjen e tyre profesionale. Komitetit Arbitrave të UEFA-s ka vendosur që arbitri shqiptar Enea Jorgji të jetë pjesë e projektit “Talent & Mentor 2022” të UEFA-s, për të trajnuar arbitrat e nivelit të kategorisë së parë. Ky është një sukses i vërtetë për Jorgjin si edhe për arbitrimin shqiptar, pasi i jep mundësi atij që brenda pak kohe të jetë ndër emrat e gjykimit elitar në UEFA.

Në dhjetor të vitit kaluar ai hyri në histori si arbitri i parë shqiptar, që u bë pjesë e kategorisë së parë me një vendim të Komitetit Arbitrave të UEFA-s. Kjo i jep mundësi Enea Jorgjit të jetë arbitër në ndeshjet e Champions League deri në ndeshjet eliminatore para grupeve, si dhe në ndeshjet e Europa League e Conference League, duke përfshirë edhe ato në grupe, ndeshjet e ekipeve kombëtare A gjatë fazave eliminatore.

Ndërkaq, lajmi tjetër i mirë është vendimi i UEFA-s për arbitren Erinda Kume, e cila është përzgjedhur për të marrë pjesë, si asistente në fazën finale të Kampionatit Europian U-19 për femra, që starton sot në Republikën Çeke. Është hera e parë që një gjyqtare femër nga Shqipëria merr pjesë në një event të kësaj rëndësie. Kume, e cila është e pajisur me stemën e FIFA-s, është caktuar si asistente në ndeshjen Angli-Norvegji, njofton zyra e shtypit në FSHF.

Sukses i ‘bilbilave’ shqiptar, UEFA “gradon” Enea

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll