Sport

Edhe Messi "vietnamez" pritet të zbarkojë në Francë, një atraksion për Ligue 2!

Ylli në Vietnam, mesfushori sulmues Quang Hai Nguyen, duhet të angazhohet për skuadrën modeste Pau, në kategorinë e dytë të futbollit francez

27 Qershor 2022, 07:29 Nga DOSJA
Edhe Messi "vietnamez" pritet të zbarkojë në

FRANCE - Emri i tij ka qarkulluar në shumë klube të Ligue 2 ditët e fundit, pa asnjë kontakt të vërtetë dhe këto thashetheme të thjeshta, kanë shkaktuar një stuhi të vërtetë mediatike në Vietnam. Quang Hai Nguyen megjithatë do t'i bashkohet Francës. 

Ai, që nga mediat e vendit të tij prezantohet si “Messi vietnamez”, pritet në Pau në ditët në vijim për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën dyvjeçare, plus një vit opsional. Në përfundim të kontratës së tij me Hanoi FC, ky mesfushor sulmues (25), yll i kombëtares së Vietnamit, ka rënë dakord me klubin Béarnais prej disa javësh, por ai priste të merrte vizën e punës. Ai duhet të bëhet lojtari i parë vietnamez në një kampionat profesionist në Francë.

Ky është një bast dhe një lëvizje e bukur e bërë nga Pau FC. Klubi francez ka zgjedhur vërtet Quang Hai Nguyen për potencialin e tij, por edhe për atë që përfaqëson në Azinë Jugore. I ndjekur nga afro 800 mijë njerëz në Instagram, nga më shumë se 2.5 milionë abonentë në Facebook, mesfushori sjell në sy shumë fansa, por edhe gazetarë dhe sponsorë të ndryshëm.

Për përvojën e tij të parë në Europë, ai donte të gjente një klub të aftë për t'i ofruar kohë për të luajtur me shpresën për t'u ngritur dhe për të synuar edhe më lart. Ai me siguri do të jetë një nga atraksionet e divizionit 2 në futbollin francez.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll