Sport

Fernandinho nostalgjik, ‘braktis’ Cityn për t'u bashkuar me Athletico Paranaense...

Mesfushori kampion i Anglisë, pasi ka përfunduar kontratën me Manchester Cityn, rikthehet në Brazil.

27 Qershor 2022, 07:10 Nga DOSJA
Fernandinho nostalgjik, ‘braktis’ Cityn për t'u bashkuar

BRAZIL - Pas nëntë vitesh te Manchester City, kapiteni Fernandinho do të largohet nga klubi anglez në fund të kontratës javën e ardhshme. Mesfushori 37-vjeçar do t'i bashkohet menjëherë Athletico Paranaense, klubit ku debutoi në nivelin e lartë. 

Lojtari i kombëtares braziliane (53 ndeshje, 2 gola) mbërriti në Curitiba këtë të dielë dhe do të nënshkruajë kontratën e tij gjatë javës. Marrëveshja e tij do të zgjasë deri në fund të vitit 2024.

Fernandinho hodhi poshtë ofertat në Lindjen e Mesme, për t'u kthyer në klubin ku u shfaq në fushat e futbollit. Që andej, ai u largua në 2005 për t'u bashkuar me skuadrën ukrainase Shakhtior Donetsk.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll