Sport

Tirana përgatit goditjen e bujshme, synohet mesfushori 'italian' i Kombëtares

Mesfushori 25-vjeçar numëron 4 ndeshje me fanelën kuqezi të Shqipërisë, plot 18 ndeshje në Serinë A italiane dhe dhjetëra të tjera në Serinë B, teksa Tirana do të ishte një trampolinë mjaft e mirë, për t’u ngjitur sërish në nivele të larta

27 Qershor 2022, 07:50 Nga DOSJA

Tirana përgatit goditjen e bujshme, synohet mesfushori 'italian'

TIRANE - Bardheblutë e kryeqytetit kanë mbyllur përgatitjet në tokën turke, ke me ty kthyer në Tiranë pritet të vazhdojnë stërvitjen, në kuadër të ndeshjes së turit të parë eliminator të Champions League, ndaj kampionëve luksemburgas të Dudelange.

Sipas një raportimi të Supersport, mësohet se drejtuesit e klubit të Tiranës po lëvizin në merkato, me synimin për të përforcuar edhe më shumë organikën e trajnerit Orges Shehi, kryesisht me futbollistë me eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

Një ndër emrat në krye të listës është padyshim edhe mesfushori Emanuele Ndoj, i cili është në pronësi të Brescias, por ka humbur mjaft terren, pas sezonin e shkuar nuk luajti fare me Cosenzën, ku ishte në huazim, për shkak të një dëmtimi.

Mesfushori 25-vjeçar numëron 4 ndeshje me fanelën kuqezi të Shqipërisë, plot 18 ndeshje në Serinë A italiane dhe dhjetëra të tjera në Serinë B, teksa Tirana do të ishte një trampolinë mjaft e mirë, për ta lancuar sërish drejt niveleve të larta.

Nga ana tjetër, edhe bardheblutë e kryeqytetit do të përfitonin jo pak nga eksperienca dhe cilësitë e Ndojit, për të përforcuar edhe më shumë ekipin me synimin për të arritur në grupet e kompeticioneve europiane, ndaj edhe kanë nisur kontaktet me mesfushorin kuqezi, për ta bindur të transferohet në kryeqytet.

Tirana përgatit goditjen e bujshme, synohet mesfushori 'italian'

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll