Sport

Luajti vetëm për një skuadër dhe tani largohet pas 27 vitesh: “Ky vendim ishte zemërthyer”

Asgjë nuk është e përjetshme, edhe pse ndonjëherë mund të duket kështu. Lidhja mes Vincent Manceau dhe Angers tani duhet të përfundojë pas 27 sezonesh.

27 Qershor 2022, 09:49 Nga DOSJA
Luajti vetëm për një skuadër dhe tani largohet pas 27
Vincent Manceau

FRANCË- Asgjë nuk është e përjetshme, edhe pse ndonjëherë mund të duket kështu. Lidhja mes Vincent Manceau dhe Angers tani duhet të përfundojë pas 27 sezonesh.Pothuajse 30 vjet në të njëjtin klub, pasi ai iu bashkua klubit francez në 1995 dhe nuk u largua më kurrë: nga akademia e të rinjve, te debutimi me ekipin e pare e deri në lamtumirën e tij.

Vincent Manceau do të largohet më 30 qershor pas skadimit të kontratës dhe  ka publikuar një letër që e ka postuar në rrjetet sociale për të përshëndetur skuadrën e tij. Ky është postimi me të cilin ai ka komunikuar ndarjen nga klubi pasi ka vënë në dijeni presidentin për vendimin e tij: “Thirra presidentin për të ndarë vendimin tim, ky vendim ishte zemërthyer. Me një emocion të fortë ju njoftoj se kam vendosur të mos e zgjas lidhjen time të dashurisë me klubin tim, Angers”.

Urimi për skuadrën e tij dhe tifozët vijon si më poshtë: “27 vite lumturi të pastër, gëzime jete, takime të arta dhe momente të paharrueshme gjatë stërvitjes dhe viteve të mia profesionale”.Ende nuk është shumë e qartë nëse Vincent Manceau do t'i varë përgjithmonë këpucët e tij apo nëse do të veshë fanellën e një skuadre tjetër.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

vincent manceau angers

Sondazh

Poll