Sport

‘Fenomeni’ u mbyll derën homofobëve: Nuk janë të mirëpritur në ndeshjet tona!

“Ky nuk është vetëm një mesazh për tifozët e Cruzeiros, por për tifozët e të gjitha skuadrave. Do të ketë një flamur ‘ylberi’ në Mineirao”

27 Qershor 2022, 06:52 Nga DOSJA
‘Fenomeni’ u mbyll derën homofobëve: Nuk janë të

BRAZIL - ‘Fenomeni’ Ronaldo, pozicionohet kundër homofobisë. Përmes kanalit të tij në Twitch 'Ronaldo TV', ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, aktualisht në postin e presidentit, u shpreh kundër thirrjeve homofobike, për të cilat klubi i tij, Cruzeiro, u gjobit në ndeshjen kundër Gremios, më 8 maj.

"Homofobia është një problem shumë serioz, është një krim dhe tifozët homofobikë nuk janë të mirëpritur në ndeshjet e Cruzeiros. Ju kujtoj se përveçse bëni një krim, ju po dëmtoni ekipin tuaj. Ky nuk është vetëm një mesazh për tifozët e Cruzeiros, por për tifozët e të gjitha skuadrave. Nuk mund ta lejojmë këtë sjellje në stadiume. 

Ne kemi marrë tashmë disa veprime, do të ketë flamur ‘ylberi’ në Mineirao dhe do të ketë gjithashtu një ylber në shiritin e kapitenit. Ne do të përmbushim detyrimin tonë për të ndërgjegjësuar tifozët tanë, se ky është një krim dhe nuk është i mirëpritur në stadiumet tona”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll