Sport

Skriniar drejt PSG: nis raundi i ri. Interi pret t’i ofrohen deri në 70 milionë

Koha po mbaron: Marotta dhe Ausilio kërkojnë paratë, ndërsa drejtori Campos sllovakun Milan Skriniar.

27 Qershor 2022, 06:33 Nga DOSJA
Skriniar drejt PSG: nis raundi i ri. Interi pret t’i ofrohen deri në

ITALI - Çështje ditësh, nëse jo orësh. Çështja PSG-Skriniar është gati të fillojë: prej ditësh disa ndërmjetës kanë punuar në Milano, në përpjekje për të afruar palët, por një kontakt i ri zyrtar mes kompanive tashmë mund të realizohet sot, për të kërkuar një pikë takimi. 

Klubi parizien, për momentin, është ende i mbërthyer në ofrimin e 60 milionë eurove, përfshirë bonuset. Një shifër që nuk mjafton për të bindur Interin të shesë liderin e tyre mbrojtës, një nga simbolet e rilindjes së ‘zikaltërve’

Interi vazhdon të jetë i prerë në kërkesën e tij fillestare: 80 milionë, merre ose lëre! Por është e qartë se puna diplomatike e ndërmjetësve, ndoshta do të ulë kërkesën e ‘zikaltërve’ dhe në të njëjtën kohë, do të rrisë ofertën franceze. 

Me pak fjalë, siç ndodh shpesh, skuadra mund të gjenden në gjysmë të rrugës, me një marrëveshje totale prej 70 milionë eurosh, që do t'i garantonin Interit një frymëmarrje të mirë oksigjeni dhe PSG-së top-lojtarin e shumëpritur në mbrojtje. 

Skriniar fillimisht nuk kishte ndërmend të largohej nga Interi, por tani duket se e ka bindur veten të pranojë ofertën faraonike pariziene, një kontratë me vlerë 7.7 milionë neto për sezonin bazë, me shumë bonuse që do ta çonin sllovakun të fitonte gati trefishin e asaj që Interi mund t'i garantojë sot. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll