Bota

Kosova vendos çmimin maksimal të hidrokarbureve, 1.85 euro për naftën

Vendimi vjen pas rritjes së çmimeve të naftës javëve të fundit në Kosovë e cila shkoi në 1.91 euro.

27 Qershor 2022, 12:37 Nga j.c
Kosova vendos çmimin maksimal të hidrokarbureve, 1.85 euro për
Foto ilustruese

KOSOVË- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, ka bërë të ditur ditën e sotme çmimet maksimale për derivate të naftës në periudhë 24-orëshe. Në njoftimin e ministrisë çmimi maksimal i naftës është 1.85 eurocentë për litër, çmimi maksimal i lejuar i benzinës është: 1.74 eurocentë për litër ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër.

Vendimi vjen pas rritjes së çmimeve të naftës javëve të fundit në Kosovë e cila shkoi në 1.91 euro. Ndërkohë, në Shqipëri Bordi i Transparencës nuk ka bërë asnjë ndryshim prej 4 ditësh në çmimin e karburanteve. Nafta vijon të tregtohet me 258 lekë, ndërsa benzina 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.

Njoftimi i ministrisë:

Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim: ÇMIMI MAKSIMAL I LEJUAR Për secilin produkt të naftës, Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër. Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit. Vendimi vjen pas rritjes së çmimeve të naftës javëve të fundit në Kosovë, kur ka pasur raste që ka kushtuar 1.91 euro. Ndërkohë, në Shqipëri Bordi i Transparencës nuk ka bërë asnjë ndryshim prej 4 ditësh në çmimin e karburanteve. Nafta vijon të tregtohet me 258 lekë, ndërsa benzina 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.

nafta kosove

Sondazh

Poll