Bota

Bullgaria bllokoi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Borrell: Të heqim veton! 

Borrell ka shkruar se pas 2 vitesh e gjysmë eksperiencash duke u përballur me situata të tilla, është koha që të rishikohet procesi i vendimmarrjes

27 Qershor 2022, 11:14 Nga d.d

Bullgaria bllokoi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Borrell:

Josep Borrell

BRUKSEL-Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian Josep Borrell, është shprehur se vendimmarrja me unanimet në BE (vendosja e vetos) duhet ndryshuar. Kjo për shkak se sipas tij me vende unike që bllokojnë vendimmarrje të rëndësishme po cenohet besueshmëria e Bashkimit Evropian.

Sipas mediave të huaja, qëndrim i Borrel vjen disa ditë pasi dështoi Këshilli Evropian që të bënte Bullgarinë të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut, që penalizoi edhe Shqipërinë. Menjëherë pas këtij vendimi ishte Kryeministri Rama që kërkoi të ndryshojë mënyra se si BE merrte vendimet.

Borrell ka shkruar se pas 2 vitesh e gjysmë eksperiencash duke u përballur me situata të tilla, është koha që të rishikohet procesi i vendimmarrjes.

"Gjatë viteve, ne kemi parë shumë raste kur shtetet anëtare ishin të ndara për çështje të politikës së jashtme. Dhe në parim është normale që ne kemi pikëpamje të ndryshme për të filluar, duke pasur parasysh dallimet tona në histori, gjeografi dhe kulturë strategjike politike. Por ajo që ka rëndësi në jetën politike nuk është se si nis një diskutim, por si përfundon ai. Fuqia e sistemit të BE-së ka qenë gjithmonë që disi t'i kthejë ndarjet në marrëveshje. Dhe këtu ka shumë rëndësi nëse një vendim merret me unanimitet apo me shumicë të cilësuar votash. Nëse vendet e dinë paraprakisht se vendimi përfundimtar mund të merret me shumicë votash të cilësuar, ato kanë një nxitje të fortë për të negociuar dhe për të formësuar konsensusin. Nëse ata e dinë se mund të bllokojnë gjithçka, nuk kanë një nxitje për të investuar në një kompromis të shëndetshëm”, ka shkruar Borrell.

Në samitin e fundit, teksa i hapi rrugë Ukrainës për anëtarësim, Bashkimi Evropian nuk dha dritë jeshile për dy vendet e bllokuara nga vetoja bullgare. Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor i mbajtur të enjten e 23 qershorit nuk dha asnjë rezultat pozitiv. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u duhet të presë për negociatat deri në një kohë të pacaktuar, nisur nga situata e fundit e brendshme në Bullgari me rrëzimin e qeverisë në momentin që pritej të hiqej vetoja për maqedonasit. 

I qartë ishte mesazhi i 3 liderëve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas Dimitar Kovacevski, pas zhgënjimit nga Bashkimi Evropian i cili edhe këtë herë nuk i çeli negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

josep borrell be

Sondazh

Poll