Bota

Sulmoi me thikë një 60-vjeçar, arrestohet shqiptari në Greqi

Sipas policisë, natën e 20 qershorit, 64-vjeçari ka sulmuar me thikë 60-vjeçarin në gjoks dhe birnjë.

27 Qershor 2022, 10:17 Nga j.c
Sulmoi me thikë një 60-vjeçar, arrestohet shqiptari në
Policia greke

GREQI- Një 64-vjeçar shqiptar është arrestuar nga efektivët e policisë së New Phladelphia, Chalkidona, për tentativë vrasje të një 60-vjeçari gjithashtu me origjinë shqiptare. Sipas policisë, natën e 20 qershorit, 64-vjeçari ka sulmuar me thikë 60-vjeçarin në gjoks dhe birnjë ndërkohë që nuk dihen shkaqet e sulmit.

Sipas mediave greke, policia ishte në kërkim të 64-vjeçarit dhe pas dy ditësh e kanë gjetu në Neë Philadelphia. Gjatë kontrollit të moshuarit iu gjet thika me të cilën kryu sulmin. Autori është arrestuar dhe pret vendimin e prokurorisë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”. Pas kërkimit të faljes i është caktuar masa e paraburgimit.

pranga shqiptarit ne greqi greqi

Sondazh

Poll