Bota

Arritja e marrëveshjes për energjinë, Kurti do të presë Lajçakun në një takim

Sipas njoftimit të Zyrës për Media të kryemnistrisë thuhet se takimi do të zhvillohet në orën 14:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

27 Qershor 2022, 12:22 Nga d.a.
Arritja e marrëveshjes për energjinë, Kurti do të presë
Albin Kurti dhe Miroslav Lajcak

KOSOVË- Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak pritet të mbërrijë sot në Kosovë ku dhe do të mbajë një takim me kryeministrin e vendit Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Zyrës për Media të kryemnistrisë thuhet se takimi do të zhvillohet në orën 14:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi Special i BE-së nis sot vizitën e tij tre ditore në Kosovë, ku do të takohet edhe me krerët e partive opozitare, ndërkohë që do të udhëtojë dhe drejt Prizrenit dhe veriut të Mitrovicës. Vizita e LajNak vjen vetëm pak ditë pasi në Bruksel u arrit marrëveshja e parë Kosovë-Serbi mbi eneergjinë.

albin kurti miroslav lajçak ne kosove

Sondazh

Poll