Bota

SHBA do t'i dhurojë Ukrainës një nga sistemet më të avancuar të mbrojtjes ajrore

Joe Biden njoftoi së fundmi se SHBA do t'i sigurojë forcave ukrainase sisteme raketash dhe municionesh të avancuara ndërkohë që lufta e saj me Rusinë po vazhdon. 

27 Qershor 2022, 11:50 Nga j.c
SHBA do t'i dhurojë Ukrainës një nga sistemet më
Joe Biden

SHBA- SHBA po planifikojnë t’i dërgojnë Ukrainës sa më shpejt një sistem të avancuar të mbrojtjes raketore tokë-ajër me rreze të mesme dhe të gjatë. Sipas CNN, një burim i afërt i gazetës ka njoftuar se presidenti Joe Biden, i cili aktualisht po takohet me krerët e G7 në Gjermani, njoftoi së fundmi se SHBA do t'i sigurojë forcave ukrainase sisteme raketash dhe municionesh të avancuara ndërkohë që lufta e saj me Rusinë po vazhdon. 

Në përgjigje të kërkesave të forcave ukrainase, ndihma ushtarake pritet të mbërrij këtë javë ku gjithashtu do të dërgohen edhe municione artilerie shtesë dhe radarë kundër baterive. Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar sistemin e mbrojtjes nga raketat, i njohur si një sistem NASAMS, armë të tilla mund të godasin objektivat më shumë se 100 milje larg, megjithëse forcat ukrainase ka të ngjarë të kenë nevojë të trajnohen.

Javën e kaluar, administrata Biden njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 450 milionë dollarësh për Ukrainën, duke i dhënë asaj katër sisteme të tjera raketash të shumëfishta dhe municione artilerie për sisteme të tjera.

Javën e kaluar presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se vendi i tij ka nevojë për një sistem më modern të mbrojtjes ajrore pas një sërë sulmesh vdekjeprurëse në kryeqytetin, Kiev, si dhe në rajonet e Mykolaiv, Chernihiv dhe Lviv. Ukraina operon sisteme dhe raketa të mbrojtjes ajrore me origjinë sovjetike, disa prej të cilave janë dhuruar nga vendet fqinje.

Sistemet e Mbrojtjes Ajrore në shërbim po plaken dhe gjetja e pjesëve rezervë dhe ekspertizës për t’i mbajtur ato në funksionim është bërë më e vështirë me kalimin e kohës dhe rritjen e tensioneve. Kievit i duhen armë artileri të prodhimit perëndimor, dronë dhe armë të mbrojtjes ajrore për t’u mbrojtur nga sulmi i forcave ruse. 

joe biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll