Bota

Kryebashkiaku: Qindra banorë janë mbajtur rob në Enerhodar

Ai ka deklaruar se qytetarët prej disa javësh po përjetojnë tmerr të mbyllur në termocentral.

27 Qershor 2022, 10:01 Nga j.c
Kryebashkiaku: Qindra banorë janë mbajtur rob në Enerhodar
Foto ilustruese

UKRAINË- Kryebashkiaku i qytetit Enerhodar, Dmytro Orlov përmes një postim në Telegram një ditë më parë ka deklaruar se qindra qytetarë po mbahen rob.

“Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë punëtorë të kualifikuar të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia,”- shkroi ai.

Sipas CNN, ai ka deklaruar se qytetarët prej disa javësh po përjetojnë tmerr të mbyllur në termocentral. Sipas tij ata po trajtohen në mënyrë çnjerzore nga forcat ruse.

“Njerëzit goditen me rryma elektrike, rrihen dhe mbahen të burgosur për javë e nganjëherë muaj. Ata janë detyruar të rrëfejnë për ‘veprimtari të paligjshme’. Gjatë dy javëve të fundit, situata në Enerhodarin e pushtuar vetëm është përkeqësuar,”-tha ai.

Termocentrali bërthamor Zaporizhzhia, afër Enerhodar, u mor nga forcat ruse në fillim të marsit.

lufta ukraine-rusi dmytro orlov

Sondazh

Poll