Bota

Qeveria bullgare jep dorëheqjen, Kiril Petkov: Do të rikandidoj sërish për kryeministër

Menjëherë pas pranimit të kërkesën Presidenti Rumen Radev njoftoi konsultime me partitë parlamentare për të mandatuarin e qeverisë së re.

27 Qershor 2022, 12:30 Nga d.a.
Qeveria bullgare jep dorëheqjen, Kiril Petkov: Do të rikandidoj
Kirli Petkov

BULLGARI- Qeveria bullgare me në krye kryeministrin Kiril Petkov ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen para parlamentit pas votimit të mosbesimit të kabinetit të tij disa ditë më parë.

Menjëherë pas pranimit të kërkesën Presidenti Rumen Radev njoftoi konsultime me partitë parlamentare për të mandatuarin e qeverisë së re.

Kryeministri bullgar i dorëhequr Petkov tha se ai do të jetë sërish kandidat për kryeministër i partisë "Vazhdojmë ndryshimet" kur kjo parti të marrë një mandat. Ai tha se nuk do të negociojë me partitë opozitare që morën pjesë në rrëzimin e qeverisë së tij të parë.

Kabineti i Petkov u rrëzua pasi një javë më parë nga parlamenti pasi u votua mosbesimi pas diskutimeve të gjata në lidhje me propozimin francez për veton e vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut. Vetëm dy ditë pas mosbesimit dhe një ditë pas Samitit Bruksel-Ballkani Perëndimor parlamenti bullgar miratoi propozimin francez, i cili i hap rrugë procesit të integrimit të RMV-sv po ashtu dhe Shqipërisë.

kiril petkov dorehiqet qeveria bullgare kriza politike ne bullgari

Sondazh

Poll