Bota

Rusia nuk paguan në kohë borxhin e jashtëm

Pagesa e interesit prej 100 milionë dollarësh duhej të paguhej më 27 maj. 

27 Qershor 2022, 09:34 Nga j.c
Rusia nuk paguan në kohë borxhin e jashtëm
Banka ruse

RUSI- Rusia humbi afatin e shlyerjes së borxhit të  jashtëm ditën e dielë. Kjo është hera e parë që Rusia nuk ka mundur ta paguajë boxhin edhe pse ka para për të bërë një pagesë 100 milion dollarë dhe është e gatshme të paguajë, por sanksionet e bënë të pamundur marrjen e shumës te kreditorët ndërkombëtarë.

Mospagimi është një goditje e madhe për prestigjin e vendit. Pagesa e interesit prej 100 milionë dollarësh duhej të paguhej më 27 maj. Rusia thotë se paratë iu dërguan Euroclear, një bankë e cila më pas do të shpërndante pagesën tek investitorët.

Sipas BBC, pagesa ka mbetur aty në pamundësi për tu shpërndarë tek kreditorët. Paratë nuk kishin mbërritur brenda 30 ditëve nga data e caktuar, domethënë të dielën në mbrëmje, dhe kështu konsiderohen si një mospagim. Rusia tashmë është e ndaluar të marrë hua në tregjet perëndimore nga sanksionet.

Ministri rus i financave Anton Siluanov tha në prill se vendi nuk kishte plane të merrte më shumë hua pasi thuhet se ata po fitojnë rreth 1 miliard dollarë në ditë nga eksporti i hidrokarbureve.

Mospagimi do të shkaktojë shlyerje të një pjese të madhe të borxhit të Rusisë, sipas Chris Ëeafer, ish-shef strateg në bankën më të madhe ruse Sberbank-CIB dhe shef ekzekutiv në konsulencën Macro Advisory me bazë në Moskë.

Mospagimi i fundit i borxhit të Rusisë ishte në vitin 1998, ndërsa vendi u trondit nga kriza e rublës gjatë fundit kaotik të regjimit të Boris Jelcinit. Në atë kohë Moska nuk arriti të vazhdojë pagesat për obligacionet e saj të brendshme, por nuk arriti të mos paguajë borxhin e saj jashtë shtetit.

rusi borxh i jashtem rusia

Sondazh

Poll