Sport

E pa parë! Luis Suarez 'kap mat' Messin në gjumë dhe bën shaka: "A të zë gjumi babi?"

Argjentinasit dhe uruguajani, dy shokë të ngushtë te Barcelona, po kalojnë pushimet me familjet e tyre në Ibiza

26 Qershor 2022, 21:02 Nga DOSJA

E pa parë! Luis Suarez 'kap mat' Messin në gjumë dhe

SPANJE - Ndërsa duhet të përcaktojë, nëse do të pranojnë ose jo ofertën e bërë nga River për të vazhduar karrierën e tij në futbollin argjentinas, Luis Suarez dhe Messi vazhdojnë të shijojnë pushimet e tyre në ishullin e Ibizës me familjet e tyre përkatëse.

Miqësia mes të dyve është aq e madhe, sa që ata janë gjithmonë bashkë. Kjo edhe pse bashkëshortet e tyre janë shoqe të ngushta. Larg tyre ‘Pleshti’ është parë vetëm në një moment teksa ndante një takim me disa bashkëlojtarë të kombëtares së Argjentinës. Gjithashtu edhe Cesc dhe familja e tij, është e afërt me uruguajanin dhe me argjentinasin e PSG-së.

Por ka qenë Suarez ai që ka kapur ‘Pleshtin’ duke fjetur, moment të cilin e ka përjetësuar me një foto që ka postuar në profilin e tij në Instagram, ku ka shkruar: “A të zë gjumi babi? Është ora 18:09 hss, çmenduni!".

E pa parë! Luis Suarez 'kap mat' Messin në gjumë dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll