Sport

Largimi nga Roma i Kumbullës thuajse i sigurt, Mourinho piketon mbrojtësin e Barcelonës

Roma në kërkim të një qendërmbrojtësi. Sipas gazetave sportive në Spanjë, klubi verdhekuq dëshiron shërbimet e Lenglet, lojtarit francez që aktivizohet me Barcelonën

26 Qershor 2022, 20:54 Nga DOSJA

Largimi nga Roma i Kumbullës thuajse i sigurt, Mourinho piketon

ITALI- Roma në kërkim të një qendërmbrojtësi. Sipas gazetave sportive në Spanjë, klubi verdhekuq dëshiron shërbimet e Lenglet, lojtarit francez që aktivizohet me Barcelonën. Lenglet ka një kontratë deri në qershor të vitit 2026, por sezonet e fundit në Katalonjë nuk kanë qenë bindëse.

Klubi spanjoll pagoi 38 milionë euro në vitin 2018 nga Sevilla. Nëse Lenglet transferohet në Itali, atëherë me shumë mundësi Marash Kumbulla mund të transferohet në ndonjë skuadër tjetër, pasi hapësirat do të jenë të pakta.

E.Ç (Dosja.al)

roma kumbulla

Sondazh

Poll