Sport

Juventus dorëzohet për De Ligt, klubi vendos çmimin për holandezin! Chelsea dhe Man.United në garë

Ndërsa pret ardhjen e Paul Pogba-s në Continassa, Juventus duhet të kuptojë se çfarë do të bëhet me Matthijs De Ligt.

26 Qershor 2022, 20:31 Nga DOSJA

Juventus dorëzohet për De Ligt, klubi vendos çmimin për

ITALI- Ndërsa pret ardhjen e Paul Pogba-s në Continassa, Juventus duhet të kuptojë se çfarë do të bëhet me Matthijs De Ligt. Drejtor Maurizio Arrivabene dhe Federico Cherubini u takuan në Forte dei Marmi për një takim sa i përket merkatos ku u diskutua edhe për De Ligt.

Për futbollin holandez ka interes nga Chelsea. Ndërkohë orët e fundit klubi bardhezi ka bërë të ditur çmimin e lojtarit. Kush e dëshiron De Ligt duhet të paguajë 115 milionë euro. Mbrojtësi i skadon kontrata në vitin 2024 dhe aktualisht nuk ka asnjë takim sa i përket rinovimit.

De Ligt i ka bërë të ditur drejtuesve se dëshiron të ndryshojë ambjent dhe Juventus ka filluar të shqyrtojë mundësinë e shitjes së lojtarit. Megjithatë nuk është vetëm Chelsea që interesohet për De Ligt, në garë është edhe Manchester United.

E.Ç (Dosja.al)

de ligt

Sondazh

Poll