Sport

"Kam 18 vida në nofull", Osimhen kujton edhe një herë dëmtimin e rëndë: Ishte si një vdekje! (VIDEO)

Victor Osimhen foli sërish për dëmtimin e tmerrshëm që pësoi në një përplasje me Milan Skriniar gjatë ndeshjes Inter-Napoli më 26 nëntor 2021

26 Qershor 2022, 18:14 Nga DOSJA

"Kam 18 vida në nofull", Osimhen kujton edhe një herë

ITALI- Victor Osimhen foli sërish për dëmtimin e tmerrshëm që pësoi në një përplasje me Milan Skriniar gjatë ndeshjes Inter-Napoli më 26 nëntor 2021. Një incident që sulmuesi nigerian nuk do ta harrojë kurrë: “Dëmtimi që vuajta kundër Interit ishte si një përvojë afër vdekjes. Mund të shpjegoj vetëm atë që ndjeva, sepse ato ishin fytyra dhe trupi im."

Më pas rehabilitimi i gjatë që e detyroi të humbiste disa ndeshje dhe të hiqte dorë nga Kupa e Afrikës: “Kur mbërrita në spital, i thashë mjekut se do të jem jashtë maksimumi dy javë. Rrezet X treguan se kisha fraktura te shumta te kockave qe duheshin hequr dhe riparuar perseri brenda.

Kam diçka si 18 vida nën nofulla.Për shumë net nuk mund të flija dot as të haja nga dhimbja. Por kam shtrënguar dhëmbët dhe kam luftuar nga dëshira që kisha për t’u kthyer në fushë”.

E.Ç (Dosja.al)

osimhen

Sondazh

Poll