Sport

Chelsea ëndërron Dembelé dhe Sterling në sulm, por nevojiten mbi 150 milionë

Francezi mund të vijë si lojtar i lirë, por që do të kushtojë ende shumë bonuse, komisione dhe paga, ndërsa ndërkombëtarin e “Tre Luanëve” duhet paguar shumë

26 Qershor 2022, 11:57 Nga DOSJA
Chelsea ëndërron Dembelé dhe Sterling në sulm, por

ANGLI - Edhe pse ka zëra nga Spanja, për një mundësi të Ousmane Dembele për të rinovuar kontratën e tij (që i skadon për katër ditë) me Barcelonën, Chelsea vazhdon të jetë një hipotezë konkrete për francezin. 

‘Daily Mail’ shkruan se Thomas Tuchel ëndërron që vitin e ardhshëm të ketë në dispozicion atë dhe Raheem Sterling të Manchester Cityt. I pari mund të vijë si lojtar i lirë, por që do të kushtojë ende shumë bonuse, komisione dhe paga; ndërsa i dyti ka një vlerësim të lartë. Nëse mbërritën që të dy, atëherë sipas medias britanike, ‘blutë’ e Londrës duhet të bëjnë gati mbi 150 milionë për të paguar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll