Sport

Familja Glazer pasurohet, ndërsa borxhet e Man.Utd shtohen. Tifozët gati protestat…

Vitin e kaluar, pronarët fituan 8 milion £ nga një divident prej 10.7 milion £, ndërkohë që familja Glazer do të marri një tarifë të ngjashme këtë vit, një muaj pasi u konfirmua, se borxhet e United ishin rritur në afër 500 milion £.

26 Qershor 2022, 08:13 Nga DOSJA
Familja Glazer pasurohet, ndërsa borxhet e Man.Utd shtohen. Tifozët

ANGLI - Një grup tifozësh të Manchester United po planifikojnë një tjetër protestë kundër pronarëve të klubit, familjes Glazer, përpara ndeshjes së parë në shtëpi të epokës së Erik ten Hag.

Kritikat ndaj pronarëve të klubit kanë dëmtuar dy sezonet e fundit për United dhe u shtuan të premten, pasi United pagoi një divident prej 11 milion £ për aksionarët e tyre, shumica e të cilave shkon për Glazers. Vitin e kaluar, ata fituan 8 milion £ nga një divident prej 10.7 milion £ dhe familja Glazer do të marri një tarifë të ngjashme këtë vit, një muaj pasi u konfirmua, se borxhet e United ishin rritur në afër 500 milion £.

Tifozët kanë kritikuar gatishmërinë pronarëve Glazers për të vazhduar marrjen e parave nga United, në një kohë kur nevojiten investime të konsiderueshme, si në infrastrukturë ashtu edhe te skuadra, në krye të shlyerjes së këtij borxhi kaq masiv. Me zhgënjimin në rritje, ‘Manchester Evening News’ vëren se një grupim tifozësh tashmë po planifikojnë të shprehin zemërimin e tyre, përpara ndeshjes së parë në shtëpi të Ten Hag në muajin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll