Sport

Marcelo shembull, punon për largimin e ujit: “Gjithçka është bërë për një djalë!"

Stuhia në Orlando (Miami) pushtoi mjedisin sportiv. Braziliani zbret në fushë për të ndihmuar që mos anullohej turneu i të fëmijëve, midis të cilëve do të ishte edhe biri i tij Enzo, që do të luante

26 Qershor 2022, 08:23 Nga DOSJA

SHBA - Një stuhi e fortë në Orlando (Miami), bëri që gjysmëfinalet e një turneu ndërkombëtar për fëmijë, të shtyhej për më shumë se një orë. Një përrua uji ka vërshuar në fushën ku do të zhvillohej ndeshja dhe ka përmbytur gjithçka, duke i detyruar organizatorët të shtynin fillimin e saj.

Por ky episod la një imazh shembullor: Marcelo, i cili erdhi për të parë djalin e tij Enzon duke luajtur, së bashku me babanë e portierit Guille Ponce, një tjetër nga yjet e ‘los blancos’, zbritën në fushë për të ndihmuar. Braziliani mori një fshesë dhe hoqi ujin si çdo punëtor tjetër, në mënyrë që turneu të rifillonte sa më shpejt që të ishte e mundur. 

Vetë De la Morena, ka theksuar punën e Marcelos në llogarinë e tij në Twitter: "Duke punuar për të shpëtuar nga uji i stuhisë për të qenë në gjendje të luajmë gjysmëfinalen. Gjithçka është bërë për një djalë!!!",- ka shkruar ai.

Marcelo shembull, punon për largimin e ujit: “Gjithçka

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll