Sport

VD/ Anita Álvarez kujton episodin dramatik, ku për pak humbi jetën në pishinë: "Gjithçka m’u errësua"

Amerikania e notit artistik flet për herë të parë për incidentin që po bën xhiron e botës

26 Qershor 2022, 08:02 Nga DOSJA

VD/ Anita Álvarez kujton episodin dramatik, ku për pak humbi

HUNGARI - Tri ditë pasi i ra të fikët, gjatë performancës së saj në Kupën e Botës së Notit në Budapest, Anita Álvarez flet për herë të parë për episodin dramatic, që pësoi në pishinë dhe imazhet e të cilit kanë bërë xhiron e botës.

"Kam dhënë gjithçka deri në fund të ushtrimit. Mbaj mend që zbrita dhe thashë: "Oh, nuk ndihem mirë! Kjo është gjëja e fundit që mbaj mend, me të vërtetë. Fillova të ndihem pak mpirje në gishtat e mi dhe, sinqerisht, gjithçka m’u errësua. Kjo ishte e gjitha. Gjithçka ndodhi shumë shpejt",- zbulon ajo në një intervistë për televizionin amerikan ‘NBC’.

Anita po konkurronte në garën inviduale të notit artistik, por në fund të performances së saj, ajo u shua nga lodhja. "Mbaj mend që ndjeva se ishte një performancë e shkëlqyer. Më e mira deri tani. E shijova shumë dhe po e shijova momentin. Jam shumë e lumtur dhe shumë krenare për këtë,"- thotë Anita.

Amerikania, e stërvitur nga spanjolja Andrea Fuentes, u shpëtua nga trajnerja e saj, i cila u hodh në ujë për ta nxjerrë jashtë. Vetëm disa orë më vonë, Andrea Fuentes i tha ‘MARCA’-s se çfarë kishte ndodhur. “Anita është shumë më mirë, tashmë është në rregull dhe gjithçka ka kaluar”,- siguroi ajo. "Unë u hodha në ujë, sepse pashë që askush nuk po bënte gjë. U tremba pak, sepse nuk po merrte frymë, por tani është mirë", tha trajnerja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll