Sport

Chelsea gati të shesë Hakim Ziyech, kuqezinjtë e Milanit të interesuar

‘Blutë’ e Londrës kanë rënë dakord të huazojnë Romelu Lukakun te Inter, ndërkohë që raportohet se ata janë të hapur për t'u ndarë edhe me Ziyech dhe sulmuesin tjetër, Timo Werner.

26 Qershor 2022, 10:16 Nga DOSJA
Chelsea gati të shesë Hakim Ziyech, kuqezinjtë e Milanit të

ANGLI - Chelsea i ka thënë anësorit Hakim Ziyech, se ai është i lirë të largohet nga klubi këtë verë. Edhe pse ende nuk ka asgjë ofertë konkrete, kuqezinjtë e Milanit, duken mes skuadrave të interesuara për nënshkrimin e tij.

Ziyech u transferua në ‘Stamford Bridge’ në verën e vitit 2020 për një shumë prej rreth 33 milionë funte, por pa mundur të përsërisë formën që tregoi gjatë periudhës së tij vezulluese me Ajax. Ai ka arritur të shënojë 14 gola dhe dhjetë asistime në 83 ndeshje që ka zhvilluar që nga ardhja e tij te ‘blutë’ e Londrës.

Trajneri Thomas Tuchel dhe pronari Todd Boehly po shikojnë një numër nënshkrimesh sulmuesish këtë verë, me Ousmane Dembele, Raheem Sterling dhe Richarlison mes atyre që po diskutohen, ndërkohë që Chelsea ka zhvilluar gjithashtu bisedime me përfaqësuesit e anësorit të Ajax, Antony.

Për të krijuar hapësirë ​​për të paktën një fytyrë të re, Chelsea tani ka rënë dakord të huazojë Romelu Lukakun në Inter, ndërkohë që raportohet se ‘blutë’ janë të hapur për t'u ndarë me Ziyech dhe sulmuesin tjetër, Timo Werner. Christian Pulisic është një tjetër që po përballet me një verë të pasigurt.

Përfaqësuesit e Ziyech kanë eksploruar rrugët e mundshme të largimit për marokenin dhe Milani është ndër palët që ka shprehur interes për të arritur një marrëveshje. Deri tani gjithçka është thjeshtë një mundësi, e cila ka nevojë për t’u kurorëzuar nga tgë dy palët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll