Sport

Nuk mbahen të qeshurat: Në vend të himnit, lojtaret e Australisë dëgjojnë ‘zilet’ e Krishtlindjeve… (video)

Në vitin 2003, midis Spanjës dhe Australisë u krijuar një konflikt diplomatik për shkak të ngatërrimit të himnit spanjol nga australianët, në një turne për ‘Davis Cup’ në tenis.

26 Qershor 2022, 10:26 Nga DOSJA

Nuk mbahen të qeshurat: Në vend të himnit, lojtaret e

SPANJE - Stadiumi ‘Colombino’ priti një ndeshje ndërkombëtare mes ekipeve të femrave të Spanjës dhe Australisë. Pavarësisht natyrës miqësore të ndeshjes, para fillimit të ndeshjes u luajtën himnet zyrtare të të dy vendeve. 

Ai australian u interpretua i pari, por lojtaret u befasuan, kur dëgjuan versionin e himnit të vendit të tyre. Ai ishte një version i tingujve të Krishtlindjeve, i cili përfshinte edhe efekte zilesh. Australianet nuk e fshehën habinë e tyre, shikonin njëra-tjetrën, pa mundur të përmbanin të qeshurat.

E njëjta gjë ndodhi edhe me stafin teknik, i cili ishte rreshtuar sup më sup për momentin solemn, shpërtheu duke qeshur me të madhe, ndërsa me shumë vështirësi, u përpoqën të ruanin qetësinë dhe të recitonin tekstin e himnit.

Duhet mbajtur mend, se në vitin 2003, midis Spanjës dhe Australisë u krijuar një konflikt diplomatik për shkak të ngatërrimit të himnit spanjol nga australianët, në një turne për ‘Davis Cup’ në tenis.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll