Sport

Vinicius në ‘Maracana’ me ‘look’ të ri, Flamengo e gjitha në këmbë… (video)

Sulmuesi brazilian ka ndryshuar modelin e flokëve, duke imituar shokun e tij të skuadrës...

26 Qershor 2022, 11:21 Nga DOSJA

Vinicius në ‘Maracana’ me ‘look’ të ri,

BRAZIL - Vinicius ishte në ‘Maracana’ për të parë Flamengon, skuadrën nga e cila ai  nënshkroi për Real Madridin dhe i befasoi të gjithë me imazhin e tij të ri. Braziliani ka vendosur të ndryshojë rrënjësisht prerjen e flokëve dhe duket se për ‘risinë’ është frymëzuar nga ajo e Camavingës, partnerit të tij në dhomën e zhveshjes ‘los blancos’. Një imazh i ri që shpejt bëri xhiron e botës.

Vinicius është një idhull te klubi Flamengo. Ai mbërriti në ‘Maracana’ me një fanelë të skuadrës së Rio de Zhaneiros të varur mbi supe. Gjatë ndeshjes, teksa është njoftuar prania e tij në stadium, tifozët e kanë brohoritur ndërsa ai i ka treguar publikut fanelën. Vinicius nuk e fsheh që skuadra e tij është Flamengo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll