Sport

Ceferin kundër kritizerëve për ndeshjet e shumta: "Nëse luan më pak, pagat do të ulen!"

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, mbron në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’ kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve të futbollit, gjë të cilën disa trajnerë e kanë kritikuar së fundmi.

26 Qershor 2022, 10:21 Nga DOSJA
Ceferin kundër kritizerëve për ndeshjet e shumta: "Nëse

ZVICER - Noël le Graët, president i FFF-së, apo edhe Jürgen Klopp, trajner i Liverpoolit, kanë protestuar kundër kalendarit super të ngjeshur të ndeshjeve që kanë përjetuar futbollistët në fund të sezonit të kaluar. Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, nuk i ka pranuar kritikat dhe ka një ide tjetër.

Në një intervistë dhënë për ‘Gazzetta dello Sport’ të shtunën, ai e mbrojti kalendarin.  “Është e lehtë të sulmosh gjithmonë UEFA-n dhe FIFA-n, - ka shprehur keqardhjen 54-vjeçari slloven. - Gjithçka është e thjeshtë. Nëse luani më pak, pagat do të ulen”.

Presidenti i UEFA-s përdori edhe një krahasim për të mbështetur argumentin e tij: "Ata që duhet të ankohen vërtet janë punëtorët në fabrika, që fitojnë 1000 euro në muaj,"- shtoi ai. Prandaj, UEFA mbetet e shurdhër ndaj kritikave dhe nuk synon të ulë numrin e ndeshjeve, siç ilustrohet edhe nga projekti i krijimi të një ‘turneu hapës’ midis klubeve që nga viti 2024 përpara Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll