Sport

Zyrtare: Gareth Bale përtej Atlantikut, do të transferohet te Los Angeles (video)

Sulmuesi uellsian ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për ta vazhduar karrierën e tij te Los Angeles FC të Major League

26 Qershor 2022, 08:08 Nga DOSJA

Zyrtare: Gareth Bale përtej Atlantikut, do të transferohet te Los

ANGLI - Sulmuesi Gareth Bale, pasi ka mbaruar detyrimet kontraktuale me Real Madridin ka fituar lirinë. Pas kontakteve me skuadra si, Cardiff dhe Tottenham, ylli i Uellsit ka vendosur ka vazhdojë karrierën e tij përtej Atlantikut dhe të luajë në Kaliforni.

Njoftimi vjen nga vetë lojtari, i cili pozon me fanellën e klubit të tij të ri në rrjetet sociale, duke shkruar: “Shihemi së shpejti Los Angeles”. Më pas klubi vërtëtoi postimin, duke e zyrtarizuar në mënyrë efektive marrëveshjen.

Ai ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin amerikan, derisa kontrata e tij do të përfshijë gjithashtu një opsion zgjatjeje prej 18 muajsh, sipas ‘The Athletic’. Gareth Bale do të jetë në një ekip me Giorgio Chiellinin që kompletoi para pak ditësh kalimin te ekipi në të cilin luan edhe Carlos Vela. Klubi Los Angeles ende nuk ka dhënë detaje për marrëveshjen, por pritet të mësohen në vazhdim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll