Sport

Negociata e bujshme/ Cristiano Ronaldo drejt largimit nga Man. United, por jo nga Premier League! Agjenti ka takuar presidentin

Javë sfiduese për Chelsean. Sipërmarrësi amerikan Todd Boelhy, presidenti i ri i ekipit londinez, ka ngritur një bord të ri drejtues.

25 Qershor 2022, 22:02 Nga DOSJA

Negociata e bujshme/ Cristiano Ronaldo drejt largimit nga Man. United, por jo

ANGLI- Javë sfiduese për Chelsean. Sipërmarrësi amerikan Todd Boelhy, presidenti i ri i ekipit londinez, ka ngritur një bord të ri drejtues. Boelhy ka vendosur të marrë rolin e drejtorit të përkohshëm sportiv dhe tashmë ka bërë hapin e parë: të takojë Jorge Mendes, agjentin e Cristiano Ronaldos, i cili mund të largohet nga Manchester United. Kështu shkruan The Athletic.

Boehly dhe Mendes u takuan në Portugali javën e kaluar. “Një nga temat e diskutuara ishte edhe transferimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos te Chelsea”. CR7 gjithashtu mund të vendosë të qëndrojë te United, por mesa duket ai është i shqetësuar dhe prandaj po shikon ndonjë skuadër tjetër pas vetëm një viti nga kthimi i tij në Manchester.

Chelsea ka humbur qendërsulmuesin Romelu Lukaku, i cili do të rikthehet te Inter. Plus, marrja e Ronaldos do të dobësonte një kundërshtar direkt. Së fundmi u përfol edhe për interesimin e Bayern Munichut për portugezin, por mohimet erdhën menjëherë.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo

Sondazh

Poll