Sport

Nuk ishte dëgjuar më parë, klubi spanjoll kërkon që qentë të lejohen të ndjekin ndeshjet në stadium

Skuadra spanjolle Girona po kryen një studim nëse do të ishte e mundur që qentë të ndiqnin ndeshjet e tyre së bashku me tifozët. Ekipi katalanas u rikthye në La Liga pas vitesh mungesë.

25 Qershor 2022, 20:18 Nga DOSJA

Nuk ishte dëgjuar më parë, klubi spanjoll kërkon që

SPANJË- Skuadra spanjolle Girona po kryen një studim nëse do të ishte e mundur që qentë të ndiqnin ndeshjet e tyre së bashku me tifozët. Ekipi katalanas u rikthye në La Liga pas vitesh mungesë.

Klubi ka firmosur një marrëveshje sponsorizimi me markën e ushqimit dhe kujdesit për kafshët shtëpiake Gosbi. CEO i klubit Nacho Mas-Baga ka paraqitur planet që ata të bëhen ekipi i parë "miqësor për kafshët shtëpiake" në botë për t'i lejuar në stadiume.

"Ka një sërë rregulloresh shtetërore se si të hyni në një stadium futbolli," citon Mas-Baga për Marca-n. “Por po studiohet nëse është e mundur të akomodohen [qentë] në një hapësirë ​​të caktuar në stadium."

E.Ç (Dosja.al)

girona spanje la liga

Sondazh

Poll