Sport

Kampioni Pirro Dhima: “Tirana është njësoj për mua, këtu u rrita dhe u bëra burrë”

Federata Botërore e Peshëngritjes (IWF) ka çelur më 25 qershor, në Tiranë, punimet e Kongresit Special për zgjedhjen e presidentit dhe komitetit të saj ekzekutiv.

25 Qershor 2022, 15:41 Nga DOSJA
Kampioni Pirro Dhima: “Tirana është njësoj për mua,

TIRANE - Në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar një ceremoni e zgjeruar artistike për nder të mbi 250 delegatët e pranishëm pjesëmarrës në këto votime, punimet u çelën pas fjalës së rastit të Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Por Tirana nuk ishte e vetmja pjesëz e këtyre zgjedhjeve të IWF, pasi mes kandidatëve ishte edhe ish-peshëngritësi shqiptar, edhe pse si përfaqësues i Greqisë, 3 herë kampioni olimpik dhe fitues i shumë medaljeve botërore dhe europiane në këtë sport, Pirro Dhima, cili dha edhe një intevistë për Top Channel.  

Vjen në Shqipëri, si kandidat dhe përfaqësues i Federatës Greke të peshëngritjes, si për ironi sërish në Tiranë, aty ku je rritur?

“Nuk shoh ndonjë ndryshim të madh, për mua është njësoj, 5 minuta nga këtu ka qenë shtëpia ime, apartamenti ku unë u rrita dhe u bëra burrë si i thonë. E thashë edhe në fillim, falenderojmë shumë si Federatën Botërore dhe si Pirro Dhima, për eee… mikpritjen”…

Si e shihni peshëngritjen shqiptare, sot e kësaj dite brezat rriten me idenë që të bëhen sportistë të mëdhej si Pirro Dhima dhe Luan Shabani.

“Keni… Shqipëria ka shumë sportistë të mirë, ka shumë trajnerë të mirë, ka një federatë të mirë që po punon dhe po e ndihmon peshëngritjen dhe kjo është më kryesorja, Shqipëria gjithmonë ka patur sportistë dhe do të ketë sportistë”.

Megjithatë ju sot jeni një prej 12 kandidatëve për postin e presidentit, çfarë po përpiqeni të bëni në Federatën Botërore?

“Shpresojë që të gjithë shokët nga e gjithë bota, do të nxjerrin njerëzit që kanë mundësi të ndihmojnë sportin e peshëngritjes që ta mbajmë gjallë dhe ta mbajmë brenda lojërave olimpike. Peshëngritja aktualisht merr pjesë për herë të fundit si sport olimpik në Olimpiadën Paris 2024, ndërkohë për Lojërat Olimpike Los Angeles 2028 për momentin ndodhet jashtë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll