Sport

Salah e ekzagjeron me kërkesën e pagës, Liverpool i tregon derën! Gjiganti i La Liga-s ka ofertën për sulmuesin

Pas largimit të Sadio Mane-s ndoshta mund të jetë radha e Mohamed Salah-s. Sipas ‘The Sun’, Real Madrid ka hyrë në garë për të blerë kartonin e sulmuesit egjiptian që kushton 70 milionë euro.

25 Qershor 2022, 12:40 Nga DOSJA

Salah e ekzagjeron me kërkesën e pagës, Liverpool i tregon

ANGLI- Pas largimit të Sadio Mane-s ndoshta mund të jetë radha e Mohamed Salah-s. Sipas ‘The Sun’, Real Madrid ka hyrë në garë për të blerë kartonin e sulmuesit egjiptian që kushton 70 milionë euro.

Mes Salah dhe Liverpool ka pasur një ngërç për rinovimin e kontratës (që skadon në 2023). Sulmuesi kërkon një pagë prej më shumë  se 20 milionë euro në sezon (aktualisht ai fiton rreth 13 milionë). Në Angli ditë më parë folën për një Salah se do të transferohej te Barcelona pas vitit 2023, por tani Real Madrid ka hyrë në garë, duke ndezur një duel interesant në merkato.

E.Ç (Dosja.al)

salah

Sondazh

Poll