Sport

Rezidenca e Pogba-s në Manchester, luksin e francezit do e shijojë Haaland! Sulmuesi piketon ‘strofullën’ e mesfushorit

Po sikur mega rezidenca e Pogba-s në Manchester të bëhej e Haaland? Ekziston kjo mundësi.

25 Qershor 2022, 12:58 Nga DOSJA

Rezidenca e Pogba-s në Manchester, luksin e francezit do e shijojë

ANGLI- Po sikur mega rezidenca e Pogba-s në Manchester të bëhej e Haaland? Ekziston kjo mundësi. Sipas “The Sun”, sulmuesi i ri i Manchester City-t tashmë ka vizituar dhe ekzaminuar shtëpinë e francezit për ta blerë. Ai do të gjente të gjitha komoditetet që ka përfituar Pogba në këto vite te United dhe nuk janë të pakta. Rezidenca

kushton 3.5 milionë euro (qiraja do të ishte gati 35 mijë euro në muaj), ka pesë dhoma gjumi, një pishinë, një palestër, një sauna dhe një fushë futbolli të mbyllur ku mund të stërvitesh. Tani i gjithë ky luks mund të bëhet i Haaland, nëse në fund vendos të blejë vilën.

E.Ç (Dosja.al)

 

pogba haaland

Sondazh

Poll