Sport

52 milionë euro! Man.City dërgon Gabriel Jesus te rivalët, zbulohet skuadra e re e brazilianit

Gabriel Jesus qëndron në Premier League. Sulmuesi i Manchester City-t është drejt transferimit te Arsenal

25 Qershor 2022, 12:20 Nga DOSJA

52 milionë euro! Man.City dërgon Gabriel Jesus te rivalët,

ANGLI- Gabriel Jesus qëndron në Premier League. Sulmuesi i Manchester City-t është drejt transferimit te Arsenal.Siç është përmendur nga GOAL, ‘topçinjtë’ kanë arritur marrëveshjen dhe lojtari do të transferohet në Londër, ndërkohë që City do të përfitojë 52 milionë euro.

Qëllimi i Arsenal është të lejojë sulmuesin të fluturojë drejt Shteteve të Bashkuara për të luajtur turneun nën urdhrat e Mikel Arteta-s, i cili kështu do të kishte mundësinë të punonte me të.

Arsenal vazhdon kështu punën në merkato, kujtojmë që Arsenal ka arritur të afrojë futbollistin Fabio Vieira nga Porto, ndërsa është në konkurencë me Manchester City-n për shërbimet e Raphinha-s që aktivizohet me Leeds.

E.Ç (Dosja.al)

 

gabriel jesus manchester city

Sondazh

Poll