Sport

Ra nga kategoria, Derby County konfirmon largimin e Wayne Rooney…

Vështirësitë financiare e kanë gjymtuar klubin gjatë dy sezoneve të fundit, teksa ata morën vetëm 21 pikë gjatë sezonit 2021/22, duke me rënë edhe nga Championship

25 Qershor 2022, 10:59 Nga DOSJA
Ra nga kategoria, Derby County konfirmon largimin e Wayne Rooney…

ANGLI - Derby County ka njoftuar se janë ndarë me trajnerin Wayne Rooney, pasi ai kërkoi të lirohej nga detyrat e tij. Tani klubi ka nisur kërkimet për një drejtues të ri, pasi më herët dështoi një marrëveshje e Rooney-t me biznesmenin amerikan Chris Kirchner.

Vështirësitë financiare të Derby-t e e kanë gjymtuar klubin gjatë dy sezoneve të fundit, teksa ata morën vetëm 21 pikë gjatë sezonit 2021/22, duke me rënë edhe nga Championship. Të premten në mbrëmje, Derby Country njoftoi se Rooney është larguar nga klubi.

Në një deklaratë të administratorëve të përbashkët të Derby-t thuhej: “Administra e klubit është shumë e zhgënjyer që Wayne ka marrë vendimin e vështirë për t'u larguar nga klubi dhe ne kemi kaluar disa kohë sot duke u përpjekur ta bindim atë të qëndrojë, por të kuptojmë arsyet e tij pse dëshiron të largohet”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll