Sport

Emisarë të PSG-së në Milano për të mbyllur transferimin e Skriniar, interes edhe për Scamacca!

Luis Campos dëshiron të përfundojë transferimin e Milan Skriniar sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa shfaqet një tërheqje e forte për Gianluca Scamaccan

25 Qershor 2022, 11:48 Nga DOSJA
Emisarë të PSG-së në Milano për të mbyllur
Milan Skriniar, futbollist i Interit

FRANCE - Prej disa javësh, PSG është në gjurmët e Milan Skriniar. Në fillim ngurrues për t'u larguar nga Interi, ku ndihet mirë, sllovaku më në fund është bindur nga propozimi parizienëve. Megjithatë, një marrëveshje mes dy klubeve ende nuk është nënshkruar.

Kështu, Luis Campos vendosi të dërgojë emisarë në Milano për të përfunduar transferimin. Optimizmi madje do të ishte në anën e të gjitha palëve për të mbyllur marrëveshjen shpejt, oferta e fundit e PSG-së për Interin është 60 milionë euro, raporton ‘La Gazzetta dello Sport’. 

Një tjetër ‘këngë’ e përmendur nga mediat transalpine, ajo që të çon te Gianluca Scamacca. Do të duhet ca kohë për këtë dosje, ndërkohë që kampionët e Francës, ende nuk i kanë bërë një ofertë zyrtare Sassuolos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll