Sport

Pirro Dhima në Tiranë, kërkon postin e presidentit të Federatës Botërore të Peshëngritjes…

Ish-presidenti i Federatës Greke të Peshëngritjes do të kërkojë votën e rreth 250 delegatëve të pranishëm në Pallatin e Kongreseve për kreun e Federatës Botërore të Peshëngritjes.

25 Qershor 2022, 11:33 Nga DOSJA
Pirro Dhima në Tiranë, kërkon postin e presidentit të

TIRANE - Federata Botërore e Peshëngritjes, ka nisur sot në Tiranë, punimet për zgjedhjen e presidentit të ri të saj. Ish-peshëngritësi shqiptar, Pirro Dhima, do të jetë një nga 12 kandidatët për  postin e presidentit të Federatës Botërore të Peshëngritjes, si përfaqësues i Greqisë.

Paraditen e sotme, kampioni olimpik dhe i botës dhe i shumë titujve të tjetër ndërkombëtarë rikthehet në Tiranë, vendlindjen e tij, si përfaqësues i shtetit helen që e ndihmoi në ato arritje peshëngritësin shqiptar, aq herë të përfolur për çështjen e prejardhjes së tij.

Edhe sot në vitin 2022, ish-presidenti i Federatës Greke të Peshëngritjes, si delegat i kësaj federate, do të kërkojë votën e rreth 250 delegatëve të pranishëm në Pallatin e Kongreseve, bashkë me 11 kandidatura të tjera, për kreun e Federatës Botërore të Peshëngritjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll