Bota

E rëndë/ E shtyu në shinat e trenit, humb jetën djali 8-vjeçar në Frankfurt

29 Korrik 2019, 12:46 Nga DOSJA
E rëndë/ E shtyu në shinat e trenit, humb jetën djali

FRANKFURT –Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e somte në Frankfurt të Gjermanisë, ku një fëmijë 8-vjeçar ka mbetur i vdekur nën shinat e trenit.

Djali 8-vjeçar ndodhej  sëbashku me nënën e tij në stacionin qendror të qytetit gjerman teksa i dyshuari e ka shtyrë në shinat e trenit.

Policia ka nisur hetimet për kapjen e të dyshuarit që i mori jetën të miturit duke e shtyrë në shinat e trenit.

Ndërkohë nëna 40-vjeçare e të ndjerit ka arritur të shpëtojë veten, pa u dëmtuar.

Djali 8-vjeçar i plagosur, iu nështrua një operacioni të vështirë menjëherë pasi mbërriti në spital, por nuk ia arriti të mbijetojë.

Ky incident ka paralizuar trafikun hekurudhor në Frankfurt.

Marrë dhe përshtatur nga abc27news

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota frankfurt gjermani vdes nen shinat e trenit 8 vjecari frankfurt gjermani vdes nen shinat e trenit 8 vjecari

Sondazh

Poll