Bota

Dha dorëheqjen para 10 ditëve, Haradinaj i drejtohet Kushtetueses: Qartësim mbi situatën juridike

29 Korrik 2019, 09:45 Nga DOSJA
Dha dorëheqjen para 10 ditëve, Haradinaj i drejtohet Kushtetueses:

KOSOVË- Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes nga posti i Kryeministrit të vendit dhe përkufizimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti.

Në një postim në Facebook, Haradinaj thekson se qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes sime, dhe me këtë, të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen.

Postimi i plotë i Ramush Haradinaj:

Të nderuar qytetarë,

Sot kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes sime nga posti i Kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti.

Qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes sime, dhe me këtë, të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen.

Dërgimi i kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese është dëshmi e përgjegjësisë institucionale, që Qeveria të veprojë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, e si pasojë, të mos lejojë vakuum institucional deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Shpresoj se për shkak të urgjencës Gjykata do të vendosë shpejt. Cilido të jetë ai vendim unë do ta respektoj.

Në të njëjtën kohë, i bëjë thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës, Parlamentit dhe partive politike që të ndërmarrin veprimet e duhura për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër pak ditë më parë pasi u thirr për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës. Së shpejti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare, që pritet të zhvillohen më 8 shtator. Fushata elektorale tashmë ka nisur. (lexo këtu)

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet ramush haradinaj ramush haradinaj dorehiqet ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll