Bota

Sulm me armë në një festival në Kaliforni, vdesin 3 persona dhe plagosen 11 të tjerë

29 Korrik 2019, 07:06 Nga DOSJA
Sulm me armë në një festival në Kaliforni, vdesin 3 persona

KALIFORNI- Të paktën tre njerëz kanë mbetur të vdekur dhe 11 persona të tjerë  janë plagosur pas një të shtëne në Festivalin e “Garlic Gilroy” në Kaliforninë Veriore.

Shefi i policisë së Gilroy Scot Smithee tha se edhe personi i cili ka hapur zjarr ka mbetur i vrarë. Ai u qëllua dhe u vra nga oficerë të policisë, tha Smithee. Gjithashtu policia kërkoi nëse personi kishte të meta, por kuptuan se ka edhe një të dyshuar të dytë, tha Smithee. Roli i atij personi që sulmoi me armë është i paqartë, tha ai. As ai që u kap dhe u vra nga plolicia dhe as i dyshuari i dytë nuk janë identifikuar akoma.

Të shtënat ndodhën në fund të ditës së fundit të festivalit, rreth 30 milje në juglindje të San Jose, ku shumë njerëz u frikësuan dhe vraponin të çorientuar për të shpëtuar jetën e tyre.

Gjashtë persona u transportuan në Spitalin Rajonal St. Louise dhe pesë të tjerë u transportuan në Qendrën Mjekësore të Santa Clara Valley.

Alexiou tha se gjendja e 11 të plagosurve është shumë e rëndë.

“Të dyshuarit përdorën disa  vegla për të prerë rrethimin e ku po mbahej festivali” -tha Smithee. Në festival nuk kishte kamera sigurie.

Marrë dhe përkthyer nga CNN

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 11 te plagosur kaliforni sulm ne festival vdesin 3 persona 11 te plagosur kaliforni sulm ne festival vdesin 3 persona

Sondazh

Poll