Bota

Nuk ka një Brexit pa marrëveshje, Britania e Madhe nuk është gati deri më 31 tetor

29 Korrik 2019, 11:58 Nga DOSJA
Nuk ka një Brexit pa marrëveshje, Britania e Madhe nuk është

LONDËR– Konfederata e Industrisë Britanike, ka deklaruar se: “Ndonëse janë të mirëpritura përgatitjet e Britanisë për t’u larguar, natyra e pashembullt e Brexitit tregon që disa aspekte nuk mund të zvogëlohen”.  Organizata është shprehur se në raportin e publikuar së fundmi ka renditur një sërë hapash praktikë që mund të ndërmarrë Britania e Madhe.
Një zëdhënës nga qeveria ka thënë se Britania tashmë ka shtuar punën për të planifikuar largimin e Britanisë nga Blloku Evropian pa marrëveshje.
Boris Johnson, Kryeministri i ri britanik ka konfirmuar në detyrë Michel Gove, si përgjegjës për hartimin e planit për një Brexit pa marrëveshje.
Ndërkohë Gove ka deklaruar nga posti i rëndësishëm se Britania po punon ndërkohë për një plan të mirë organizuar.  Gove ka cilësuar se Brexiti pa marrëveshje është mëse i mundshëm.

Qeveria e Boris Johnson po e konsideron imponim sundimin e drejtpërdrejtë në Irlandën e Veriut në rast të një Brexiti pa marrëveshje, që një ministër i lartë kishte pranuar.

Ekzekutivi në Asamblenë e Irlandës së Veriut u shemb në janar 2017 dhe ndërsa vazhdojnë bisedimet për të rivendosur ndarjen e pushtetit, afati për Brexitin deri më 31 korrik siç duket nuk do mjaftojë.
Z. Johnson duhet të flasë me Leo Varadkar, kryeministrin irlandez i cili është një figurë kyçe në procesin e Brexit.
Javën e kaluar, z. Varadkar pyeti nëse qeveria Britanisë ishte “e paanshme” në politikën e Irlandës Veriore, siç duhet të jetë, për shkak të paktit zgjedhor të konservatorëve me Partinë e Bashkimit Demokratik.

Ai tha: “Unë do të lejoj të tjerët të gjykojnë nëse një marrëveshje besimi dhe furnizimi me DUP është e paanshme”.

Marrë dhe përshtatur nga Independent

(A.C/Dosja.al )

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota be brexit britani be brexit britani

Sondazh

Poll