Bota

Policia e Hong Kongut pёrdor sёrish gazin lotёsjellёs

29 Korrik 2019, 10:10 Nga DOSJA
Policia e Hong Kongut pёrdor sёrish gazin lotёsjellёs

HONG KONG- Në Hongkong sërish ka pasur në fundjavë konfrontime mes policisë dhe kundërshtarëve të regjimit. Policia përdori gaz lotësjellës si dhe shkopinj gome ndaj demonstruesve, që kishin ngritur barrikada në një sërë zonash ë qytetit, pasi iu ndalua marshimi i protetstës. Ishte dita e dytë me radhë që protetsat përshkallëzuan në konfrontime të dhunshme. Në protestat merrnin pjesë me mijëra vetë.

“Hongkong, jepi gaz!”

Përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të rendit pati në afërsi të zyrës koordinuese të udhëheheqjes kineze. Pas paralajmërimeve aty policët hodhën gazin lotësjellës. Ndërtesa edhe javën e kaluar ishte në shënjetër të demonstruesve, që qëlluan me vezë dhe bojë. Të tjerë demonstrues vendosën barrikada dhe bllokuan rrugën në Causeway Bay, një rrugë tregtare në qendër të Hongkongut. Rrugës për në qytet demonstruesit thërrisnin parrullën: “Hongkong, jepi gaz!”
Gjatë protestës të shtunën (26.07.) pas shpërndarjes me shkopinj gome dhe gaz lotësjellës, sipas të dhënave të spitalit, 24 vetë ishin plagosur, dy në gjendje të rëndë. 13 vetë janë arrestuar, sipas të dhënave të policisë.

Protestat masive deri tani kryesisht paqësore në Hongkong, që drejtohen kundër qeverisë pro-kineze, po vazhdojnë prej shtatë javësh. Pakënaqësinë e popullsisë e ndezi edhe më shumë një ligj për ekstradimin, që tashmë është pezulluar. Sipas këtij ligji, për herë të parë mundësohet ekstradimi në Kinë. Kryeministrja Carrie Lam ndonëse e ka shpallur këtë ligj të „vdekur”, demonstruesit kërkojnë heqjen e plotë të kësaj nisme nga agjenda parlamentare. Por këtë kryeministrja nuk e pranon.
Ndërkohë protetsat po zgjerohen: Demonstruesit kërkojnë reforma demokratike, një të drejtë të përgjithshme vote dhe dorëheqjen e kryeministres besnike ndaj Pekinit, Lam. Qeveria qendrore në Pekini ka dënuar me tone të ashpra protestat.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hong kong policia perdor gazin lotёsjellёs protestat hong kong policia perdor gazin lotёsjellёs protestat

Sondazh

Poll