Bota

Dhëndri i Presidentit Trump zotëron qindra apartamente, qeramarrësit e padisin për problemet në banesa (VD)

29 Korrik 2019, 09:22 Nga DOSJA
Dhëndri i Presidentit Trump zotëron qindra apartamente,

SHBA- Presidenti Donald Trump është përfshirë kohët e fundit në një sërë sulmesh të njëpasnjëshme, prej momentit kur sulmoi 4 gratë kongresmene me ngjyrë.

Së fundmi ka sulmuar me komente racite edhe një ligjvënës me ngjyrë.

Kritikat e tij ironike ndaj Elijah Cummings, bien në kundërshtim me atë çfarë ka në pronësi dhëndri i tij, Jared Kushner.

Kushnder zotëron një zonë të madhe me apartamente të cilat kanë rezultuar në shkelje të ligjit, sipas kritikëve.

Në një intervistë të së shtunës, drejtori i Baltimores një shteti të populluar të SHBA-së John A. Olszewski, Jr. dënoi komentet e Trump si “një sulm ndaj mirësjelljes”.

Kompanitë e Kushnerit, të cilat nisën aktivitetin e tyre në Maryland në vitin 2013, kanë në pronësi pothuajse 9,000 njësi qiraje nëpër 17 komplekse, shumë prej të cilave ndodhen në Baltimore.

Pronat gjenerojnë të paktën 90 milionë dollarë në vit. Kushner dha dorëheqjen si CEO i kompanisë në vitin 2017, kur u bë Këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Një zëdhënës i kompanisë ka shkruar- “Kompania Kushner është krenare që ka mijëra apartamente në zonën e Baltimores”.

Në vitin 2017, zyrtarët e Qarkut të Baltimores zbuluan se apartamentet në pronësi të “Kushner Cos” ishin përgjegjës për më shumë se 200 shkelje të ligjit, brenda një viti.

“Riparimet nisën të bëheshin vetëm kur autoritetet vendosën gjobat” – thonë zyrtarët lokalë.

Nga një hetim i New York Times dhe Pro Publica i botuar një vit më parë, qeramarrësit e pronave Kushner Cos, raportuan probleme me mykun dhe kërmijtë si dhe infektime të miut.

“Ne presim që të gjithë pronarët të jenë në përputhje me kërkesat e kodit që mbrojnë shëndetin dhe sigurinë e qiramarrësve të tyre, edhe nëse vjehrri i qiradhënësit është presidenti i Shteteve të Bashkuara“, deklaroi Christine Taylor, një zëdhënëse i “Kushner Cos”.

Në dy vitet e fundit, Kushner Cos dhe subjektet e saj të lidhura janë paditur disa herë nga banorët e zonës në Baltimore të cilët pohojnë se kompania ka detyruar qiramarrëdhësit të paguajnë shumë të mëdha dhe i ka kërcënuar ato se do t’i dëbojë nga prona nëse ata nuk paguajnë.

Një grup i qeramarrësve kohët e fundit u përpoq të paraqiste një padi ndaj kompanisë, por kërkesa e tyre u mohua nga një gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Baltimor.

Marrë dhe përshtatur nga msn

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota “kushner cos”. dhendri i trump jared kushner qeramarresit grene padi ndaj kushnerit “kushner cos”. dhendri i trump jared kushner qeramarresit grene padi ndaj kushnerit

Sondazh

Poll