Bota

FOTO-VIDEO/ Humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 11 të tjerë, ja gjendja pas sulmit në Kaliforni!

29 Korrik 2019, 10:44 Nga DOSJA
FOTO-VIDEO/ Humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 11 të

KALIFORNI- Sulmi në festivalin “Garlic Gilroy” në Kaliforni, ku mbetën të vdekur 3 persona mes tyre dhe një fëmijë,  dhe u plagosën 11 të tjerë,  ka tmerruar të gjithë njerëzit që kanë qenë prezentë.

Dy sulmuesit që u futën në turmën e njerëzve, pasi kishin prerë rrethimin e ambientit të festivalit nuk janë identifikuar akoma, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është arrestuar.

Autoritet lokale dhe organizatorët e festivalit kanë drejtuar në qendrat shëndetësore të gjithë njerëzit e lënduar, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen e rëndë.

CCN ka raportuar me foto dhe video edhe pas ngjarjes në Kaliforni, ku njerëzit kanë mbetur të shtangur, janë traumatizuar dhe presin lajme për njerëzit e tyre të afërm që janë lënduar.

Julissa Morales, një nxënëse e cila kishte marrë pjesë në festival sëbashku me grupin e shkollës ku ajo studion,  ka postuar një video në rrjetet sociale gjatë sulmit, dhe tregon se nuk ka mundur ta shoh sulmuesin por vetëm ka dëgjuar të shtënat.

this was the scariest moment of my life, mj and I ran as fast as we could, we had to go through a hole in a fence into the hiking trails, im wearing sandals & my feet are so dirty, I don’t wish this on anyone ever pic.twitter.com/0OWvzuzKCC

— ??‍♀️julissa (@julissamoraless) July 29, 2019


“Nuk e pashë pistoletën, por dëgjova të shtënat e zjarrit që dukeshin shumë afër, shumë njerëz po vraponin në zonën ku isha, shoku im dhe unë vraponim me të gjithë forcën që kishim dhe shkuam nëpër vende ku mund të fshiheshim, “tha Morales për CNN.

Marrë dhe përshtatur nga CCN 

(A.C/Dosja.al )

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjendja pas sulmit kaliforni sulm me arme gjendja pas sulmit kaliforni sulm me arme

Sondazh

Poll