Bota

Adoleshenti britanik fiton 1.25 milionë dollarë në lojërat Fortnite

29 Korrik 2019, 07:29 Nga DOSJA
Adoleshenti britanik fiton 1.25 milionë dollarë në lojërat

BRITANI E MADHE– Të paktën lojërat online pas të cilave fëmijët janë të lidhur tej mase me to, paskan edhe përfitime monetare. Ky ka qenë rasti më i fundit i një adoleshenti britanik.

Jaden Ashman, vetëm 15 vjeç dhe ka arritur të fitojë plot 1.25 milionë dollarë.

“E shikon që nuk i kam harxhuar kot 8 orë në ditë”? Kështu i është drejtuar adoleshenti britanik të ëmës pasi doli i dyti në finalen e kampionatit botëror të videolojës Fortnite për çifte lojtarësh.

Para kësaj fitoreje të madhe, adoleshentit i është dashur ta praktikonte lojën përreth 8 orë çdo ditë.

Por kjo situatë e mërziti shumë nënën e adoleshentit, Lisa Dallman e cila nuk duronte dot ta shikonte fëmijën e saj të rrinte 8 orë në dhomë.

“Unë doja që ai së pari të shikonte mësimet në shkollë, por tani, djali im tregoi se përpjekjet tij nuk kanë shkuar dëm.”- tregon nëna e 15 vjeçarit.

Marrë dhe përshtatur nga Dailymail

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 15 vjecari britanik fiton 1.25 mln dollarë kampionati i fortnite 15 vjecari britanik fiton 1.25 mln dollarë kampionati i fortnite

Sondazh

Poll