Bota

Dorëhiqet drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Trump zëvendëson Dan Coats me John Ratcliffe

29 Korrik 2019, 12:22 Nga DOSJA
Dorëhiqet drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Trump

SHBA- Mes një situate kritike në të cilën ndodhet qeveria amerikane kohët e fundit ku Presidenti Trump nuk ka të ndalur sulmet racite ndaj qveritarëve me ngjyrë, Dan Coats, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare ka dhënë dorëheqjen.

Coats e ka dhënë dorëheqjen përmes një letre të dërguar  Presidentit Trump. Dan e ka mbajtur për dy vjet postin e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Menjëherë pas largimit të Coatas, Presidenti amerikan ka propozuar Kongresmenin John Ratcliffe, republikan të Teksasit, i cili do të zëvendësojë Dan Coats.

“Unë jam i kënaqur të njoftoj se kongresmeni i respektuar John Ratcliffe i Teksasit do të emërohet nga unë për të qenë Drejtor i Inteligjencës Kombëtare. Një ish-Prokuror i SHBA, John do të udhëheqë dhe frymëzojë madhështinë për vendin që ai do,” ka njoftuar Trump.

Dan Coats, drejtori aktual, do të largohet nga detyra më 15 gusht të këtij viti.

Marrë dhe përshtatur nga cbsnews

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dan coats jep doreheqjen drejtori i inteligjencës kombëtare kongresmenin john ratcliffe shba trump dan coats jep doreheqjen drejtori i inteligjencës kombëtare kongresmenin john ratcliffe shba trump

Sondazh

Poll