Aktualitet

Sharroi hekurat e qelisë për të marrë hakun e nënës, lirohet nga burgu i ‘frikshmi’ i Beratit, Lul Caka

29 Korrik 2019, 12:02 Nga DOSJA
Sharroi hekurat e qelisë për të marrë hakun e

SHQIPËRI- Lulzim Caka, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipërinë e trazuar të viteve ’97-99 është liruar nga burgu. Burime për Dosja.al bënë me dije se Lul Caka ka përfunduar dënimin dhe është larguar nga burgu i Fushë-Kosovës në Lushnje në orën 10:00 të paradites së sotme.

I akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Lul Caka ia hodhi “paq” burgimit të përjetshëm, nga loja që gjykatat bënë me çështjen e tij. E para që i hapi rrugën lirimit ishte Gjykata e Lartë, më pas Gjykata Kushtetuese e më pas Gjykata Evropiane e të drejtave të Njeriut.

Lulzim Caka u ekstradua nga Italia në vitin 2003 dhe vuajti 16 vite burgim të cilat u konvertuan në 25. Ai akuzohet për sulmin ndaj Gani Malushit dhe Ilir Ngresit, dy policëve të cilët shpëtuan dhe më pas u vranë në ngjarje të tjera. Njëri u ekzekutua nga miku i Lul Cakës , Kastriot Jaupaj dhe tjetri u vra në Durrës.  Mafiozi i dënuar për sulmin ndaj Gani Malushit dhe Ilir Ngresit ka një tjetër ngjarje të rëndë e cila e identifikon atë si “të frikshmin” e Beratit. Hakmarrja për përdhunimin dhe vrasjen e nënës së tij dhe të vëllait.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lirohet lul caka lirohet lul caka

Sondazh

Poll