Aktualitet

Droga lulëzon në Tepelenë, kapen 6 mijë rrënjë kanabis, policia fsheh ngjarjen

29 Korrik 2019, 09:10 Nga DOSJA
Droga lulëzon në Tepelenë, kapen 6 mijë rrënjë

Tepelenë- Një sasi e madhe droge është kapur ditën e djeshme në Tepelenë. Dosja.al mëson se janë asgjësuar 6000 bimë narkotike të llojit kanabis.  Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia për këtë aksion.

Në muajt qershor, korrik në bashkinë e Memaliajt janë prishur rreth 80 mijë bimë narkotike. Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë sasi droge.  Dosja.al ka denoncuar me burime konfindeciale te gjitha ngjarjet e fshehura nga drejtoria vendore e policisë  Gjirokastër.

Para një muaji e gjysmë në një takim të zhvilluar në Tepelene me zv-ministren e brendshme Rovena Voda dhe përfaqësuesve të bashkisë Tepelenës ku midis tyre ka qenë prezent edhe kryetari Termet Peçi ka deklaruar se këtë vit janë evidentuar vetëm 7 raste kultivimi ne zone.

Por realiteti tregon të kundërtën.  Tepelena dhe Memaliaj po lulëzojnë nga kanabisi te gjitha rastet e parcelave pa autorë. Deri më tani janë asgjësuar 100 mijë bimë narkotike të llojit kanabis.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 6 mijë rrënjë kanabis në tepelenë droga lulëzon në tepelenë policia fsheh ngjarjen 6 mijë rrënjë kanabis në tepelenë droga lulëzon në tepelenë policia fsheh ngjarjen

Sondazh

Poll