Aktualitet

Ministrja Denaj me “dorë të hekurt”, bën paralajmërimin e rëndë për bizneset

29 Korrik 2019, 11:20 Nga DOSJA
Ministrja Denaj me “dorë të hekurt”, bën

Tiranë- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë  Anila Denaj “me dorë të hekurt” ndaj bizneseve.  Ajo ka dhënë urdhrin e ri që nëse një biznes evidentohet tre herë radhazi nga Tatimet që nuk lëshon kuponin tatimor, atëherë përgjegjësit do të ndiqen penalisht.

Gjatë inspektimeve në Tiranë në kuadër të aksioni anti-informalitet, ajo deklaroi se përgjegjësit do të ndiqen penalisht nga organet kompetente të drejtësisë.

“Është e rëndësishme të kuptohet se duhet të pritet kupon tatimor edhe në hyrje të lokaleve të natës për të shmangur penalizimet drastike. E kërkojmë këtë pasi nuk do të donim të ishim as në pozitat e vendosjes së shiritave dhe as të ndjekjes penale”, tha ministrja Denaj.

Edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ervin Hoxha, tha se gjatë kontrolleve të ushtruara janë konstatuar lokale me xhiro të lartë, që kanë shmangur detyrimin për të prerë kupon tatimor.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ministrja denaj me “dorë të hekurt” urdhri i ministres denaj për bizneset ministrja denaj me “dorë të hekurt” urdhri i ministres denaj për bizneset

Sondazh

Poll